Kosovë
“Nanë kur do të më rritet dora?”, kamermani Klokoqi tregon historinë e trishtë të një vajze në luftën në Bosnje

I ftuari i radhës në emisioin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova ka qenë kamermani i njohur, Sylejman Kllokoqi i cili është edhe dëshmitar me kamerë në 7 luftëra.
E si një dëshmitar ai ka rrëfyer edhe disa histori që i kishte parëme syrin e tij, e i kishte faktuar me syrin e kamerës duke treguar se kamermanët shpeshherë mundohet të tregohen profesionist nëpunën e tyre duke i ndrydhur brenda vetës emocionet e forta qëmund t’i përjetojnë nga ngjarje të ndryshme.
Një ngjarje e tillë e tejet e rëndë i kishte ndodhur në Bosnje, ku ishte duke e përcjell luftën atje.
Kllokoqi tregoi se në këtë ngjarje protagoniste ishte një vajzë e vogël shtatë vjeçare, e cila humb tragjikisht njërën dorë pasi njëpredh ra pikërisht në dorën e saj.
Ai tha se vajza kishte shpëtuar, dhe ishte nisur urgjentisht për trajtim mjeksor në spital. Por, kjo ngjarje nuk mbaron këtu, si histori ajo vazhdon të bëhet akoma më e trishtë kur shtatëvjeçarja takohet pas një jave me nënën e saj.
Ky takim ishte tejet emocionues, ku emocionet bëhen edhe mëtë forta kur ajo ia parashtron një pyetje shumë të rëndë nënës sësaj, pyetje kjo të cilën mund ta dëgjoni këtu:






















