Connect with us

Lajme

Mungesa e masave çrregullon çmimin e bukës

Publikuar

më

Vendimi i Qeverisë maqedonase për të kufizuar çmimin e bukës në 33 denarë (0.50 euro) nga rreth 1 euro, sa ishte deri më tani, dhe vendimi i kompanive të bukës për të ndërprerë prodhimin, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë, ka shtuar debatin rreth kaosit të çmimeve të prodhimeve ushqimore.

“Qeveria nuk duhet të heqë dorë nga vendimi, por përkundrazi, të marrë masa ndaj kompanive që refuzojnë të prodhojnë bukë”, ka deklaruar, Branimir Jovanoviq nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.

“Ata nuk do të punojnë me humbje, vetëm fitimi i tyre tani do të ulet pak. Fajin në këtë situatë e kanë tërësisht furrtarët. Ata vendosën të linin të gjithë vendin pa bukë në mënyrë të pajustifikueshme, dhe për këtë arsye duhet t’i kërkojnë falje publikut”, ka deklaruar Jovanoviq.

Ai thotë se “Qeveria ka mekanizma për t’i detyruar kompanitë që të prodhojnë bukë, sepse është interes publik dhe interesi publik është mbi atë privat”.

Kompanitë e bukës, kryesisht katër më të mëdhatë, kanë thënë se vendimi i tyre për të mos prodhuar bukë, do të vlejë aq sa edhe vendimi i Qeverisë për kufizimin e çmimit të bukës, pra deri më 31 maj.

Inspektorët e tregut kanë bërë kontrolle në terren nëse shitësit po respektojnë vendimin e ekzekutivit, por ata ligjërisht nuk mund të marrin masa për kompanitë që nuk prodhojnë.

Kjo çështje duhet të shqyrtohet nga Ministria e Ekonomisë, respektivisht Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili mund të stimulojë kompanitë tjera që të furnizojnë dyqanet më të mëdha, por edhe institucionet shtetërore.

“Ne, si Ministri e Ekonomisë dhe Qeveri, kemi mekanizma që të nxjerrim konkluzione për institucionet tjera, se si të veprojnë. Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, do të veprojnë në përputhje me Ligjin për Tregtinë dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Por, nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, kanë thënë se vendimi i kompanive “nuk reflektohet në tregtinë e përgjithshme, pasi ka shumë furra tjera që merren me prodhimin e bukës”.

Abil Baush, njohës i çështjeve të ekonomisë, thotë se mungesa e një kontrolli mbi çmimet e prodhimeve, është pasojë e mungesës së strategjisë të qartë ekonomike për punën e kompanive.

“Nëse punohet në mënyrë konstante dhe strategjike, nëse investohet në kapacitetet ndërtuese të shtetit, atëherë do të kishim një ekonomi të hapur, e cila do të ishte konkurruese edhe për tregjet e jashtme. Nga kjo përfitime do të kenë edhe qytetarët, jo vetëm për nga kualiteti i prodhimeve, por edhe për nga çmimet e pranueshme dhe konkurruese në vendin tonë”, thotë Baush.

Ai e vlerëson si shumë të gabuar politikën e subvencioneve, e cila, sipas tij, i ka bërë shumë kompani sterile dhe të paafta të përballen me ritmin e ekonomisë, në kohën e krizës së madhe ekonomike botërore.

Sipas tij, zgjidhja qëndron në tregun e lirë, në forcimin e konkurrencës, që më pas mundëson çmime më të lira.

“Për këtë nuk mund të akuzohen inspektoratet apo institucionet që dalin në terren dhe bëjnë monitorimin, por çfarë nëse këtë e bëjnë kur formimi i çmimeve është në dorë të prodhuesit. Ata mund të bëjnë manipulime në çmime dhe nuk mund të kapen. Prandaj çmimi duhet të diktohet çdo herë nga tregu i lirë…”

“Konkurrenca e mirë, e shëndoshë, është ajo që neve na nevojitet për një ekonomi kaq të vogël që e kemi në shtetin tonë”, thotë Abil Baush, njohës i çështjeve të ekonomisë.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Shkupit, Borçe Trenovski, thotë se për të mos ardhur në situata të tilla, shteti duhet të hartojë politika dhe masa ekonomike, së bashku me sektorin e biznesit.

“Kufizimi i çmimit dhe ndalesat administrative janë masa kur paraqitet një histeri në rritje të çmimeve dhe kështu përpiqesh ta eliminosh përkohësisht, por në afat të gjatë nuk funksionojnë. Nëse vazhdojnë të bëjnë presion ndaj kompanive, të cilat kanë rritje të shpenzimeve, atëherë ato do të ulin sasitë, do të ulin cilësinë, ofertën e kështu me radhë. Kjo nuk është zgjidhje e problemit”, tha Borçe Trenovski, profesor universitar.

Sipas Trenovskit, edhe pa masa “të forta”, çmimet do të ndalojnë së rrituri, sepse gjendja në nivel global ka filluar të stabilizohet.

Ai thotë se problemi duhet të zgjidhet me dialog mes dy palëve, pasi shpenzimet për bukën mund të jenë ulur, por kompanitë do të përballen me probleme tjera, si mungesa e fuqisë punëtore, rritja e pagës minimale e kërkesa tjera./REL

Maqedoni1 hour ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme2 hours ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme2 hours ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri2 hours ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme3 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme3 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme4 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë4 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme4 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni5 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni5 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë5 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

NA NDIQ NË FACEBOOK