Lajme
Makina ka shpërthyer në flakë duke ecur, zbulohet gjendja shëndetësore e shoferit (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa po udhëtonte në aksin ndërmjet urës së Goricës dhe urës së varur në Berat.
Automjeti Volkswagen Polo, me targë AA 031 FO, mësohet se është përfshirë papritur nga flakët, duke krijuar frikë dhe panik në qendër të qytetit.
Në momentin kur mjeti është përfshirë nga flakët në këtë aks kanë qarkulluar edhe shumë mjete të tjera, të cilat kanë ndaluar dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrfikëset.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, të cilat falë ndërhyrjes së shpejtë, kanë mundur të nxjerrin pa lëndime nga mjeti drejtuesin e mjetit, i cili ndodhej i vetëm në makinë në momentin e rënies së zjarrit.
Pak minuta më vonë janë lokalizuar flakët dhe është shuar zjarri, ndërsa qarkullimi në këtë zonë ka qenë i paralizuar derisa flakët në automjet janë shuar plotësisht. Burime nga Zjarrfikësja e Beratit pohojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit të papritur në mjetin tip Volkswagen, i cili fillimisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti elektrik.



















