SKENA
Luizi merr mesazhin e veçantë nga nëna e tij, koment edhe për Oltën. Asnjë fjalë për Kiarën

Luiz Ejlli ka marrë ditën e sotme mesazhin më të veçantë nga nëna e tij e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në rubrikën “Big Love”, nëna e Luizit ka nisur një mesazh të birin ku përfshin edhe Oltën duke u nisur nga sfida e Vëllait të Madh ku ata qëndruan për dy ditë të veshur me një bluzë.
“Çapaculat e nënës, jeni shumë të mirë Zoti ju ruajt. Ka Zot lart që bëri bashkë Luizin dhe Oltën. Jeni shumë të mirë, më keni kënaqur”.
Ajo që ka rënë në sy është fakti se nëna e Luizit ka lënë jashtë përshëndetjes partneren e djalit të saj, Kiarën. Kjo është interpretuar nga ndjekësit si mos aprovim nga nëna e këngëtarit për lidhjen e tij me moderatoren.
Kujtojmë se prej ditës së djeshme Kiara është vënë në qendër të sulmeve në rrjet për shkak të sjelljes së saj ndaj Luizit, teksa ky i fundit ishte i sëmurë. Jo vetëm që nuk u afrua për ta pyetur si është por Kiara qeshte vazhdimisht me Dean, për gjendjen e tij.



















