Sport
Luis Suarez: Neymar do të kishte fituar Topin e Artë nëse…

Luis Suarez, lojtari aktual i Gremios dhe ish-sulmues i Barcelonës, në një intervistë dhënë për mediet braziliane ka folur edhe për transferimin e Neymarit te PSG:
“Ai na lëndoi shumë si miq dhe shokë skuadre. Gjatë parasezonit, në SHBA, kur u ulëm për të folur për këtë temë, ai na tha: “Jo, jo”.
Nuk më pëlqente shumë të flisja për këtë, por erdhi një moment kur ishte më konkret dhe unë dhe Messi i thamë: “Nëse dëshiron të fitosh gjithçka, qëndro këtu, me ne. Situata do të ndryshojë, do të ketë lojtarë të rinj që na duhen”.
Ai na dëgjoi dhe tha: “Po, po, dua të qëndroj”. Si miq, ne e këshilluam të qëndronte, por vendimi ishte i tij dhe i familjes së tij”.
Lexo edhe:
- Të shtëna dhe mesazh kërcënues për Messin më Argjentinë
- Camavinga pranë rekordit absolut që mbahet nga bashkëkombësi i tij
- Mehmeti e nis me “këmbë të mbarë” tek Dinamo, Skënderbeu ngec në transfertë
- VIDEO/ Manchester City nuk fal në shtëpi, “presion” Arsenalit
“EL Pistolero” më pas zbuloi: “Ne i thamë: Anglia është më e mirë për të ardhmen tënde. Mendoj për Manchester City-n, se futbolli do të jetë më i mirë për ty… Por, në Francë?”.
Ne e kuptuam se edhe futbolli francez ishte rritur shumë, por i thamë se gjëja më e mirë ishte që ai të qëndronte me ne. Marr përgjegjësinë për atë që them. Nëse Neymar do të kishte qëndruar te Barcelonë, me siguri do të kishte fituar një Top të Artë”.
The post Luis Suarez: Neymar do të kishte fituar Topin e Artë nëse… appeared first on SuperSport.






















