Connect with us

Lajme

Lëvizja BESA riorganizon nëndegën e Banjicës në Gostivar

Publikuar

Në vazhdën e ristrukturimit dhe riorganizimit të strukturave , Lëvizja Besa sonte ka bërë riorganizim në Banjicë të Gostivarit.

Në këtë aktivitet partiak i pranishëm ka qenë edhe deputetit i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, kryetarit të degës së Tetovës, Besar Durmishi, kryetarit i degës Dritan Imeri, kryetarja e Forumit të Gruas, Trëndëlina Deari, si dhe këshilltari komunal Dashmir Arifi.

Në njoftimin e shpërndarë nga Besa – Gostivarë thuhet se është themeluar nëndega në fshatin Banjicë e Poshtme, ndërsa për kryetar të nëndegës delegatët i’a dhanë besimin, Festim Mustafit.
“Gjithë strukturës së sapo zgjedhur i urojmë sukses dhe punë të mbarë”, thuhet në njoftimin e Levizja BESA – Gostivar.