Kosovë
Ky shtet pritet të njohë pasaportat e Kosovës

Moldaiva, si shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pritet të bëjë një “kompromis” në lejimin e hyrjes së udhëtarëve me pasaporta kosovare në territorin moldavez.
Sipas portalit moldavez, Newsmaker, më 1 qershor, në kryeqytetin e Moldavisë, në Kishinau, do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.
Pjesë e këtij komuniteti është edhe Kosova, gjë që ka bërë që disa deputetë të hartojnë një projektligj që do të parashihte vendosjen e vizave për personat me pasaporta kosovare.
Deputetët që “lobuan” për këtë projektligj u thirrën në “ndryshimin e realitetit shoqëror” si dhe lirinë e lëvizjes të cilën e garanton edhe Deklarata Universale të Drejtave të Njeriut.
Megjtihatë, akoma nuk është diskutuar nëse do të mbahën bisedime për heqjen e vizave ndaj Ksoovës apo edhe njohje të pavarësisë.
Kujtojmë se pikërisht mosnjohja e pasaportave të Kosovës shpeshherë ka kushtuar për qytetarët kosovarë.
Në vitin 2020, shorti i Ligës së Kombeve vuri përballë Moldavinë dhe Kosovën, ndeshje kjo që nuk u zhvillua në Moldavi pasi që përfaqësueses kosovare nuk iu njohën pasaportat.






















