Connect with us

Bota

Kush është Oskar, zyrtari i lartë i partisë së Vuçiqit?

Published

on

Në korrespondencën e grupit kriminal të Darko Shariqit përmendet njëfarë “Oskar”, i cili dyshohet se është zyrtar i lartë i Partisë Progresive Serbe (SNS), që drejtohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Oskar përmendet si një person që mund të “zgjidhë gjithçka”, të paktën kur bëhet fjalë për zgjidhjen e proceseve gjyqësore kundër bosit serb të drogës. Siç shkruajnë mediet serbe, Prokuroria për Krim të Organizuar në aktakuzë paraqet komunikimin e realizuar përmes aplikacionit Sky, të cilat kanë të bëjnë me veprat penale për të cilat akuzohen të pandehurit.

Në korrespondencën e grupit të Darko Shariqit përmendet gjyqtari Dushko Milenkoviq, që është kryetar i Gjykatës së Apelit në Beograd, pastaj Marko Parezanoviq, shef i Departamentit për Kundërzbulim të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) si dhe të tjerë. Në mesin e tyre është edhe njëfarë Oskar, njeriu që me sa duket është i vetmi që mund të zgjidhë çështjen Shariq. Pra, Oskar përmendet në kontekstin e një personi që është adresa për të zgjidhur rastin që është i përfshirë bosi i drogës.

“Opsioni ynë i vetëm është që të takohemi me Markusin (Marko Parezanoviq), mendojmë se vetëm ai mund të shkojë te Oskar dhe të paraqesë gjithë këtë çështje dhe të propozojë një zgjidhje ose të paktën të kërkojë udhëzime. Ne mendojmë, se vetëm Oskar mund t’i jap fund kësaj”, thuhet në komunikimin e bërë në Sky.

Se sa i rëndësishëm është Oskar tregon më së miri fakti se në korrespondencën që njerëzit e Shariqit diskutojnë se si t’i afrohen atij, duke shtuar se do të ishte mirë që ai të bisedonte me gjyqtarët që vendosin çështjen kundër bosit serb të drogës.

Gjithashtu, është e qartë se bëhet fjalë për një zyrtar jashtëzakonisht të lartë me të cilin arrihet në mënyrë indirekte. Këtë më së miri e shpjegon komunikimi mes Darko Shariqit dhe vëllait të tij, Dushkos.

“Vëlla, sapo kemi qenë te Markusi, jemi pajtuar për gjithçka, ai në dhjetë ditët e ardhshme do të shkojë te Oskari dhe do t’i shpjegojë gjithçka dhe do të marrë një përgjigje se çfarë dhe si të veprohet”, theksohet në komunikimin e vëllëzërve Shariq.

Është e sigurt se ky është një njeri që mund të ndikojë te gjyqtarët dhe është gjithashtu e sigurt se ai qëndron në një pozitë të lartë. Pikërisht për këto arsye thuhet se ai ka mundur ta zbardhë të gjithë çështjen.

Prokuroria nuk specifikoi se kush ishte dhe kush mund të ishte nga radhët e partisë së Vuçiqit. Po ashtu, nuk thuhet nëse Oskar ka arritur ta zgjidhë rastin e Sariqit.

NA NDIQ NË FACEBOOK