Connect with us

Lajme

Kryeinspektori Topalli, i shkarkuar për rastin Dehari, në lidhje të ngushta me Elmi Reçicën e PDK-së

Publikuar

Kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli që u largua përfundimisht nga puna me masën e rëndë disiplinore “Largim nga Shërbimi Civil”  lidhur me rastin e Astrit Deharit, del të jetë mik i ngushtë me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica i njohur edhe si numri 2 i SHIK-ut.

Topalli njëherësh është edhe bashkëshorti i ish deputetes së PDK-së Mexhide Mjaku-Topalli e cila ka qenë deputete e kësaj partie në dy legjislaturat e kaluara.

Në një fotografi të siguruar nga KosovNews, deputeti Reçica shihet i pozuar me tashmë ish-Kryeinspektorin e Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli.

Ndërkohë, burimet e KosovaNews, bëjnë të ditur se edhe vetë Ylber  Topalli ka qenë pjesë e strukturave të SHIK-ut.

Ish-Depuetja e PDK-së, Mexhide Mjaku-Topalli

Lexo po ashtu:

NA NDIQ NË FACEBOOK