Lajme
Krimi i rëndë në familje/ Ish-dhëndri qëllon me armë familjen e gruas në Tiranë, 2 viktima

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur ditën e sotme tek Kthesa e Kamzës në Shqipëri.
Klan News raporton se ish-dhëndri i familjes Ramazan Kutra, i njohur si Dan Kurta ka hyrë në banesën e familjes së bashkëshortes dhe ka qëlluar me breshëri, ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se dyshohet për 2 viktima mes të cilëve një grua. Gjithashtu dyshohet se si pasojë e krimit kanë mbetur edhe 3 persona të plagosur.




















