Lajme
Krimi i dyfishtë në Shqipëri, dyshohet se dhëndri ka pasur konflikte me ish-vjehrrin

Një krim i dyfishtë në familje tronditi mesditën e sotme Paskuqanin.
Dyshohet se dhënri Ramazan Kuta ka qëlluar me armë drejt familjes së ish-gruas.
Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.
Po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë, paraprakisht dyshohet se kas pasur një konflikt mes tyre.
Sipas BW, dyshohet se dhëndri ka vrarë me armë zjarri vjehrrin dhe një person tjetër. Nuk është ende e qartë se kush janë viktimat, por dyshohet se i përkasin të njëjtës familje.
Dhëndri ka shkuar dhe ka qëlluar me armë zjarri vjehrrin dhe një tjetër person. Dyshohet se mes të dyve ka pasur një konflikt që më parë.
Policia së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ndodhen në vendin e ngjarjes./Albeu.com/



















