Connect with us

Kosovë

Kjo është 17 vjeqarja që vdiq pasi u godit nga makina në aksidentin në Rogovë

Publikuar

Sot u raportua për një aksident trafiku në fshatin Rogovë në Gjakovë ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave mbetën të lënduar shtatë persona të cilët u dërguan në QKUK për t’u trajtuar. Plagëve të marra nga aksidenti nuk ka mundur të ju bëjë ballë njëra nga të lënduarat e cila ka ndërruar jetë në QKUK.

Këmbësorja që nuk mundi të ju bëjë ballë plagëve të marra është Rita Gashi.

Lajmin për vdekjen e 17-vjeçares e kanë bërë të ditur familjarët e saj.

Sipas njoftimit mortor, varrimi i të ndjerës do të bëhet më 19.03.2023 në ora 13:00 në varrezat e fshatit Rogovë.

Derisa edhe Shkolla Luciano Motroni ka ndarë një njoftim ku thuhet:

Telegram ngushëllimi!

Me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të nxënëses së shkollës sonë.

E nderuara familja Gashi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj Ritës, nxënëses sonë.

Nxënësja Rita Gashi ishte nxënëse e klasës së XII-10 e cila pos si nxënëse, ajo ishte zgjedhur edhe kryetare e kësaj klase, ku dha kontribut shembullor në klasë duke qenë shembulli më i mirë i nxënëses dhe duke i ndihmuar kujdestarit të klasës në aktivitete shkollore.

Përkushtimi i madh në mësimnxënie që kishte si nxënëse Rita edhe në aktivitetet e lira në shkollë në përgjithësi, si dhe dashuria për profesionin e Pediatrisë, bëjnë që nxënësja të mbetet në kujtesën e klasës, profesorëve, drejtorisë dhe rrethit që e njohu Ritën.

Ju lutem që në emër të drejtorisë së shkollës së mesme të lartë “Luciano Motroni” dhe në emrin tim personal, i shprehim ngushllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e më të dashurës së tyre, ndërkaq të gjithë mësimdhënësve të shkollës “Luciano Motroni” Prizren për ndarjen nga jeta të nxënëses Rita Gashi!

I përjetshëm kujtimi për Ritën!

Sinqerisht

Mehdi Krasniqi, drejtor

Lexo po ashtu:

NA NDIQ NË FACEBOOK