Connect with us

Sport

Kessie drejt Interit? “Kur gjarprit t’i dalin këmbët”

Publikuar

Në merkaton e fundit të dimrit, në Itali mediet insistuan deri në ditën e fundit për një shkëmbim Kessie-Brosovic mes Barcelonës dhe Interit. Diçka që tashmë është mohuar dhe nuk ka ndodhur.

Tani, menaxheri i Franck Kessie-t, George Atanga, përmes agjencisë së tij, “Ambition Group Sport Management”, mohon me forcë informacionet e “Il Corriere dello Sport”, që raportonte sërish për transferimin e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë drejt zikaltërve.

“Megjithëse menaxheri i tij ka mohuar një transferim të mundshëm të Kessie-t, pavarësisht se drejtuesit e Barcelonës kanë mohuar një transferim të mundshëm të Kessie-t dhe, ndër të tjera, pohojnë rëndësinë e tij në skuadër, pavarësisht se vetë Kessie ka publikuar së fundmi një intervistë ku thotë se dëshira e tij për të luajtur në Barcelonë për një kohë të gjatë, po shqetësojnë disa lajme të rreme dhe qesharake”, – nis deklarata.

Lexo edhe: 

“Pra, ne duam të jemi shumë të qartë për këtë. Mundësia që Kessie të largohet nga Barcelona në merkaton e radhës është njësoj si të shpresosh që një gjarpër të bëhet me këmbë verën e ardhshme”.

The post Kessie drejt Interit? “Kur gjarprit t’i dalin këmbët” appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK