Connect with us

Lajme

‘Kasapanë’ brenda lokalit! Atentat mafioz, dyshohet shënjestra ishte ky person

Publikuar

E gjitha ka ndodhur brenda lokalit të Fatjon Muratit në zonën e Don Boskos në Tiranë.  Nga breshëria e të shtënave ka humbur jetën në vend banakierja e lokalit, Mimoza Paja, 60 vjeçe.

• Për pasojë janë plagosur 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë 10-vjeçare, e cila fatmirësisht vetëm sa është gërvishtur nga ciflat e xhamit.

Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Për këta të fundit nuk dihet se cila është lidhja e tyre me pronarin e lokalit, apo thjesht kanë qenë klientë rastësorë.

• Por vetëm një gjë është e sigurtë, që personat që qëlluan me breshëri me armë zjarri kanë qenë të grupeve kundërshtare, edhe pse nuk dihet se cili nga dy vëllezërit Murati kanë pasur në shënjestër.

Objektiv i këtij atentati dyshohet të ketë qenë pikërisht pronari i lokalit, Fatjon Murati. Megjithatë ky i fundit nuk ndodhej në ambientet e lokalit. Sipas KlanNews, ai rezulton të jetë larguar nga Shqipëria disa ditë më parë.

E gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi në një kohë kur në lokal kishte disa klientë, të cilët po shihnin ndeshjen.

Në foto Fatjon Murati

Në foto Fatjon Murati

NA NDIQ NË FACEBOOK