Connect with us

Lajme

Kasami: Ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit janë simbolika e trimërisë, e lirisë dhe e sakrificës sublime

Publikuar

më

Shkup, 7 mars – Në organizim të Komunës së Tetovës mbrëmë me rastin e 25 vjetorit të luftës së lavdishme të Adem Jasharit, u mbajt “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” ku krahas shumë personaliteteve I pranishëm ishte edhe Lulzim Jashari djali I komandantit Adem Jashari.

“Ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit janë simbolika e trimërisë, e lirisë dhe e sakrificës sublime, një epilog i një gjakimi të përhershëm lirie të familjes Jashari dhe gjithë familjeve të Kosovës. Janë fillimi i një epoke lirie për Kosovën që mishërohet me figurën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ngjarja në të cilën kujtojmë rezistencën e pashembullt të komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, është ngjarja më e rëndësishme në historinë e re të kombit shqiptar. Kjo ngjarje shënon fillimin e një epoke tjetër, epokës së organizimit të gjithëmbarshëm për çlirimin përfundimtar të Kosovës. Kjo ngjarje shënon një moment të ri në historinë e Kosovës, momentin e lirisë dhe pavarësisë.

Ne, sot, të gjithë përkulemi para lavdisë së komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari, para gjithë të rënëve në altarin e lirisë. Ne, sot, me nderimet më të thella përkujtojmë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithë sakrificën sublime që i dha udhë lirisë së Kosovës. Komandanti Adem Jashari, familja Jashari janë vetë historia e dhimbshme dhe madhështore e Kosovës, janë ekzistenca e përhershme, kujtesa kolektive dhe horizonti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha ne fjalën e tij Bilall Kasami, kryetar i Tetovës./Zhurnal/

Maqedoni37 minutes ago

Kaos me lopët në Pallankë: Kapen vetëm 96 krerë, kryetari i komunës ngre kallëzime penale!

Shqipëri1 hour ago

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

Lajme3 hours ago

Konkursi i partisë apo ATK-së? Kandidatja e VV-së për asambleiste punësohet në ATK (Dokument)

Kosovë5 hours ago

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të bëhet dikush që nuk ishte pjesë e UÇK-së – çfarë thotë Rrahman Rama

Lajme5 hours ago

Liridona Vejseli i reagon Blerim Bexhetit: Kur ishte ministër, katër shqiptarë u dënuan për një grafit

Maqedoni5 hours ago

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Shqipëri5 hours ago

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

Lajme6 hours ago

Saranda Imeri Stafai ironizon BDI-në: “Atyre që marrin rrogë në BDI, a u takon edhe K15?”

Kosovë6 hours ago

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit, deri kur e përmendi Kurti

Shqipëri8 hours ago

“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

Kosovë9 hours ago

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë

Lajme9 hours ago

Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane

NA NDIQ NË FACEBOOK