Connect with us

Lajme

Kamioni përfundon mbi shina në Shqipëri, ka të plagosur

Publikuar

Aksident në Prrenjas të Shqipërisë. Një kamionçinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi shinat e trenit. Mësohet se është plagosur drejtuesi i mjetit, Demir Rexhepi.

Drejtuesi ishte vetëm në makinë dhe pas aksidentit është dërguar në spitalin e Prrenjasit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet

NA NDIQ NË FACEBOOK