Sport
Juventus në “hall”, Liverpool dhe Tottenham synojnë mesfushorin francez

Adrien Rabiot është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi kontrata e francezit skadon këtë verë dhe rinovimi ka ngecur me Juventus.
27-vjeçari ka admirues në Premier League dhe për momentin, Liverpool dhe Tottenham janë dy prej skuadrave më të interesuara dhe tashmë kanë nisur kontaktet e para.
Lexo edhe:
- Mirlind Daku/ Nga hapat e parë të karrierës, te mundësia për t’u veshur kuqezi
- Faza e 1/8-tave, Jorgjit i besohet ndeshja e skuadrës italiane në Conference League
- Sylvinho flet për përgatitjet për Poloninë: Do të ketë prurje të reja, dua disa liderë
Dy klubet angleze kërkojnë të përfitojnë në maksimum nga situata jo e mirë e Juventus, që në këtë sezon rrezikon mungesën në arenën europiane për shkak të penalizimit të marrë në Serie A.
Momentalisht rinovimi i francezit ka ngecur dhe nuk ka asnjë sinjal pozitiv sa i përket kësaj çështje dhe tashmë vera pritet të jetë shumë e nxehtë për ish-mesfushorin e PSG.
The post Juventus në “hall”, Liverpool dhe Tottenham synojnë mesfushorin francez appeared first on SuperSport.






















