Connect with us

Lajme

Identifikohen shqiptarët e ekzekutuar në Shkup, autorët u shtirën si policë, dogjën makinën pas breshërisë së plumbave

Publikuar

Janë identifikuar shqiptarët e ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në një lokal në Shkup.

Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva dhe Enes Isenin, të cilët mbrëmë ishin kishin ndodhur në lokalin Shisha bar rreth orës 20:15.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur edhe kamerieri, i cili aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Sipas informacioneve paraprake që bëhen me dije nga mediat, autorët (ende në arrati), janë prezantuar si policë dhe kanë thënë se po bëjnë kontrolle në bar kafenë.

Pasi gjetën “objektivat” e tyre, autorët kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur në vend dy të rinjtë shqiptarë.

Pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën pasi kryen atentatin, në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit./Albeu.com/.