Connect with us

Lajme

I përfshirë edhe një i punësuar në Doganë dhe motra e tij, detaje të reja nga kontrabanda me ar në Aeroportin e Shkupit

Publikuar

Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona, për shkak se të njëjtit dyshohen për kontrabandën e stolive të arit në Aeroportin e SHkupit, përcjell TV21. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se njëri prej të dyshuarve është person me shtetësi të dyfishtë, respektivisht shtetësi turke dhe serbe, ndërsa personi tjetër i dyshuar për bashkëpunim me të dyshuarin e parë, është një i punësuar në Doganë.

“Më 20 mars, në pikën kufitare të Aeroportit të Shkupit, në hyrje të vendit, i dyshuari 32-vjeçar me dy shtetësi , turke dhe serbe, përmes linjës doganore ka bartur mall të padeklaruar. Bëhet fjalë për mbi 43 kilogramë stoli të ndryshme, me një vlerë totale prej 2.200.000 eurove. Në këtë qëllim e ka ndihmuar i dyshuari i dytë duke i hequr pengesat për kryerjen e veprës penale. Shtetasi i huaj ka mbërritur nga fluturimi nga Stambolli për në Shkup dhe në vendin e marrjes së bagazheve është pritur nga ndihmësi i tij, punonjës i Drejtorisë doganore në Maqedoninë e Veriut, i cili në atë moment nuk ishte në turn, ndërsa motra e tij udhëtonte me të njëjtin aeroplan. Doganieri ia ka marrë bagazhin motrës dhe të dyshuarit dhe i ka futur në karrocën e bagazheve, pas së cilës të tre janë drejtuar në “korridorin e gjelbër” për të dalë nga Aeroporti pa deklaruar mallrat doganore. “Korridori i gjelbër” është mbyllur me shirit sigurie, ndërsa doganieri i dyshuar e ka hequr shiritin dhe ka vazhduar në drejtim të daljes. Për këtë ka reaguar doganieri që ka kontrolluar fluturimin, por i dyshuari është prezantuar si koleg doganier dhe ka vazhduar të lëvizë në drejtim të daljes së bashku me motrën e tij dhe shtetasin e huaj të dyshuar. Më pas, doganierët kanë ndërhyrë, të cilët kanë kontrolluar personat dhe në çantën e shpinës së pasagjerit nga Stambolli kanë gjetur 15 kilogramë bizhuteri ari, ndërsa pjesa tjetër e bizhuterive me vlerë janë gjetur në valixhen e të dyshuarit, që ishte ngarkuar në karrocën e bagazhit”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Maqedoni35 minutes ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri1 hour ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme2 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni3 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni3 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri4 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme5 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme5 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni6 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota6 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme7 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni7 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK