Connect with us

Lajme

Hoti përplaset me ShBA-të, thotë se LDK-ja është kundër mashtrimit, jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës

Publikuar

më

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së SHBA-së lidhur me atë se është e shqetësuar për qëndrimin e dy partive opozitare, PDK dhe LDK, kundër propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, Hoti k thënë se LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës, përcjell KosovaNews.

“Forca politike që udhëheq me vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vite, sepse:

– e ka kundërshtuar Planin e Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë;

– e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që ka trasuar rrugën e integrimit evropian të Kosovës;

– e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e cila e ka sjellë njohjen nga Izraeli dhe përfitime të tjera;

– e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht thirrjes nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së për të mbështetur atë, e sot e konsideron demarkacionin si çështje të kryer;

– i ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet e dialogut në 10 vitet e fundit, disa prej të cilave kanë mundësuar shtrirje të sovranitetit në të gjithë territorin e vendit dhe i kanë siguruar Kosovës prezencë në forume ndërkombëtare;

– e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, e cila siguron zbatim të Kushtetutës së Kosovës në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013”, ka thënë Hoti.

Sipas tij e njëjta forcë politike pranon të zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake dhe thirret në elemente specifike të atyre marrëveshje që sigurojnë kushtetutshmërinë në zbatim.

“LDK-ja është kundër mashtrimit. LDK-ja është për shtetin e Kosovës. LDK-ja është për ruajtje të partneritetit me miqtë”, shkroi Hoti.

Lexo po ashtu:

Deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare “nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, ka thënë të hënën një zëdhënëse e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.

“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së”, ka thënë një zëdhënëse e ambasadës. “Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”

Lexo po ashtu:

Maqedoni54 minutes ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri1 hour ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme2 hours ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme2 hours ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni3 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë3 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni3 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri3 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme4 hours ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme4 hours ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë4 hours ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri6 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK