Lajme
Horrori me 1 viktimë dhe 5 të plagosur që tronditi opinionin publik, ja çfarë u gjet në automjetin e atentatit në Don Bosko

Automjeti i djegur që mendohet të jetë kryer masakra e atentatit mbrëmjen e djeshme në Don Bosko ëshë gjetur në afërsi të zonës së Ishmit, në Durrës.
Në makinën tip “BMW X5” është janë gjetur dy armë zjarri të llojit kallashnikov.
Armët dhe mjeti i djegur po kqyren nga uniformat blu dhe grupi hetimor për verifikim të plotë të provave materiale.
Nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin mbeti e vrarë një grua, Mimoza Paja, dhe u plagosën 5 të tjerë.
Ndërkohë, ‘objektiv’ i atentatit dyshohet të jetë xhaxhai i Fatjon Muratit, një emër i njohur për botën e krimit, Seit Murati, i cili mbeti i plagosur.



















