Lajme
“Hajdut, hajdut, hajdut!”/ “Plas” keq debati mes dy analistëve në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati janë përfshirë në një debat mbi betejën elektorale në vend në studion e emisionit “Open”, teksa demokrati i ka thënë se nëse ai do t’i bënte analizë kampit socialist do dilte vetëm krimi dhe droga.
Këtyre deklaratave Noka iu përgjigj duke thënë se ky është një “mentalitet skllavi”, ndërsa ka ironizuar duke thënë se mund të bëhet McGonigal kryeministër, duke iu referuar ish-agjentit të FBI-së të hetuar për korrupsion. Ai vijoi duke thënë se mazhoranca është një turp dhe se është e tmerruar, ndërsa nuk ka hezituar t’i cilësojë ata si “hajdutë” vazhdimisht.
Noka: Ti bëji analizë vetes, se po i bëre të del krimi, droga. Ti thuaj çfarë ke premtuar dhe ke realizuar.
Noka: Ti me këtë tregon mendësinë e një skllavi. Jo po të mbajmë kryeministër McGonigalin. Nxori nga goja mendësinë e një skllavi
Noka: Skllav, konstrukt mental skllavi, nuk ka gjë më të tmerrshme. Këta kanë zot ambasadorin, në Shqipëri zotër janë shqiptarët. Ti je skllav more
Noka: Kjo është aleanca më e madhe kundër krimit të organizuar, drogës, skemës së portit të Durrësit etj. Ti me çfarë do dalësh në fushatë? Nuk fiton me thasë më, ka ikur koha. Keni hapur vende pune, janë hapur në Evropë, rrogat nuk janë rritur. Keni rritur vetëm çmimet, ti ke rritur vetëm skamjen.
Noka: Pse duhet të japin votë ty shqiptarët, ke vjedhur, ke instaluar mafian në pushtet.
Bushati: Berisha i sakrifikoi ata jetimët e Primareve. Fjalimi yt është për 2025-ën.
Noka: Ju jeni turp, hajdut, hajdut, hajdut. Jeni të tmerruar, do fitojmë të gjithë, opozita dhe populli, kundër mafias në pushtet





















