Connect with us

Bota

Greqi/ Pamjet e tragjedisë, kërkohet në vagonin e tretë, nisin hetimet për përplasjen e dy trenave

Publikuar

më

Mëngjesi nxorri në pah tragjedinë e rëndë të ndodhur në Greqi, pas përplasjes së dy trenave.

Treni me pasagjerë që ishte nisur nga Athina drejt Selanikut është përplasur me një tren mallrash që po lëvizte në drejtim të kundërt. Të dy trenat kanë qenë duke ecur në të njëjtat shina dhe përplasja është shënuar në zonën e Evangelismos gjatë orëve të natës.

Deri tani flitet për 38 të vdekur dhe 85 të plagosur nga të cilët 66 janë në spital.

Skuadrat e shpëtimit ndodhen në vagonin e tretë ku ka dyshime se ka dhe atje pasagjerë të bllokuar.

Mediat greke shkruajnë se mbi 20 persona mendohet se janë në vagon dhe se po ndërhyjnë skuadrat e shpëtimit.

Treni që ishte nisur nga Athina drejt Selanikut mendohet se ka pasur 430 persona, por 80 prej tyre kanë zbritur në Larisa, ndërsa pjesa tjetër ka vazhduar rrugën deri në përplasjen e rëndë të dy trenave pranë qytetit Tempe.

Tashmë ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Prokurori i Gjykatës së Lartë, Isidoros Dogiakos i caktoi mbikëqyrjen e hetimeve prokurorit të Larisës, Stamatis Daskalopoulos.

 

Maqedoni41 minutes ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri1 hour ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme2 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri4 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme5 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni6 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni9 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë9 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK