Connect with us

Lajme

Godet Adnan Azizi: Kur flitni për UDB-në flitni për ADN tuaj

Publikuar

Sekretari organizativ i Besës, Adnan Azizi përmes një statusi në Facebook ka goditur kreun integrist Ali Ahmeti i cili gjatë promovimit të librit për ilegalitetin që çoi në rrënimin e Jugosllavisë tha se i ka ditur të gjithë bashkëpunëtorët e UDB-së!

Postimi i plotë i Azizit:

UDB-ja që po e përmendeni ju është themeluese e partisë komuniste të Shqipërisë me emisarë të dërguar prej Beogradi Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha, më pas kjo parti do të prodhoj sub-organizata të ndryshme marksist-leniniste, enveriste edhe jashtë territorit të Shqipërisë nga ku bëni pjesë edhe ju si pinjoll i këtyre lëvizjeve marksist-leniniste.
Të gjithë veprimtarët e vërtetë UDB-ja i kishte eliminuar në mënyrë sistematike për çudi dhe jo rastësisht vetëm ju dhe llojji juaj mbijetuat.
Kështu që ju kur flitni për UDB-në flitni për ADN tuaj dhe babain ideologjik tuajin Miladin Popovicin dhe Dushan Mugoshën zotri “komandanti”.

NA NDIQ NË FACEBOOK