Connect with us

Kosovë

Gjakovë – Arrestohet plaku 73 vjeçar, kultivonte bimë të hashashit e kanabisit

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një 73 vjeçar nga Gjakova i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale kultivimi i bimës së hashishit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

“Stacioni Policor në Gjakovë, pas mbledhjes së informatave përmes rrugëve operative dhe hetimore lidhur me vendndodhjen e personit K. M., i lindur në vitin 1950, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale kultivimi i bimës së hashishit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit, sot me datën 13.03.2023 është arritur të bëhet arrestimi i tij”, njofton Policia e Kosovës.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej një 1 vit e gjashtë muaj​ në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

NA NDIQ NË FACEBOOK