Connect with us

Sport

Feyenoordi triumfon ndaj Ajaxit dhe prek titullin kampion

Publikuar

Feyenoordi ia del të triumfojë në krye-sfidën e javës në kampionatin holandez ndaj Ajaxit dhe të hedhë një hap të madh drejt titullit kampion.

Në “Johan Cruijf Arena”, skuadra nga Roterdami mori avantazhin që në minutën e 5-të me anë të Gimenez, megjithatë vendasit e Ajax reaguan mirë dhe përmbysën gjithçka në pjesën e parë me golat e Alvares dhe Tadiç.

Lexo edhe:

  1. Kombëtare/ Ismajli nuk ia del, Sylvinho gjen zëvendësuesin e tij në Portugali
  2. Rival amerikan për Kristian Prengën, SuperSport sjell përballjen e zjarrtë
  3. Betis “fluturon” drejt zonës Champions, Iglesias fiton duelin me Muriqin
  4. VIDEO/ Gol spektakolar, Bregu frymëzon përmbysjen te Boluspor

Pjesa e dytë foli sërish për skuadrën e Feyenoord, që gjeti golin e barazimit në minutën e 52-të me anë të Szymanskit dhe në të 86-ën ishte Geertruida që shënoi golin e tretë dhe të fitores.

Me këtë fitore ndaj Ajaxit, kundërshtar direkt për titullin, Feyenoord shkëputet në krye me 61 pikë, 6 më tepër se skuadra nga Amsterdami.

The post Feyenoordi triumfon ndaj Ajaxit dhe prek titullin kampion appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK