Connect with us

Sport

Festoi me ish-shokët e skuadrës fitoren e Barçës në “El Clasico”, në merkaton e verës kthehet në “Camp Nou”?

Publikuar

Barcelona mund të kërkojë të rikthimin e Pierre-Emerick Aubameyang në merkaton e verës nëse kushtet e kërkuara financiare të Chelsea-t do të jenë të përballueshme.

Aubameyang nënshkroi me Chelsea-n në ditën e fundit të merkatos së dimrit 2022, por po kalon një periudhë të pasuksesshme. Sulmuesi ishte i emocionuar për mundësinë e ribashkimit me Thomas Tuchelin, i cili e kishte pasur nën urdhrat e tij te Dortmundi, por gjashtë ditë më vonë ai u shkarkua nga pronari i bluve, Todd Boehly.

Lexo edhe:

Sulmuesi 33-vjeçar që atëherë ka pasur shumë probleme dhe nuk është aktivizuar rregullisht nga trajneri Graham Potter.

Sipas Mundo Deportivo, Barça do të jetë e interesuar për rikthimin e tij nëse Chelsea pranon për një çmim të përballueshëm dhe nëse kërkesat financiare nuk do t’i ketë të larta.

Kjo hipotezë u forcua pasi Aubameyang u pa të dielën duke festuar me ish-shokët e tij, pasi Barça mposhti Realin e Madridit (2-1).

The post Festoi me ish-shokët e skuadrës fitoren e Barçës në “El Clasico”, në merkaton e verës kthehet në “Camp Nou”? appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK