Connect with us

Sport

Evra: Griezmann nuk flet në dhomat e zhveshjes, Mbappe e meriton shiritin

Publikuar

Kylian Mbappe është zgjedhur kapiteni i ri i Francës, pas tërheqjes së Hugo LLoris, megjithatë mediat aluduan edhe për një qejfmbetje të Antoinne Griezmann.

Ky i fundit besonte se do të ishte pasardhësi i Lloris, por u befasua nga vendimi i Deschamps, megjithatë nuk e reflektoi zemërimin aspak në fushë.

Ndërkohë, trajnerin e Francës e ka mbështetur edhe ish-futbollisti Patrice Evra, i cili tha se Griezmann nuk është një lider, ndaj nuk i duhet dhënë shiriti i kapitenit.

Lexo edhe:

“Antoinne ka më shumë prezenca në kombëtare, por ai nuk është një lider. NUk flet në dhomat e zhveshjes dhe për një kapiten ky është element shumë i rëndësishëm. Tani është zgjedhur Mbappe dhe duhet të jemi të bashkuar rreth tij”, deklaroi Evra.

The post Evra: Griezmann nuk flet në dhomat e zhveshjes, Mbappe e meriton shiritin appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK