Sport
Edi Reja rikthehet në pankinë, firmos me klubin e njohur slloven

Edi Reja rikthehet në pankinë. Ndonëse me 77 vite mbi supe, trajneri italian nuk ka ndërmend të ndalet dhe pasi përfundoi bashkëpunimin me Kombëtaren Shqiptare, në fund të vitit të kaluar, ka zgjedhur të vijojë sërish punën.
Këtë herë në klubin slloven të ND Goricës, ku nga sot është emëruar trajner i parë. Reja ishte afruar më herët në klubin slloven, në rolin e këshilltarit, teksa prej ditës së sotme i është besuar roli i trajnerit të parë të skuadrës.
LEXO EDHE:
- Ish-mesfushori ndërron jetë në moshën 32-vjeçare, e shtyp treni
- Rashica bind Galatasaray-n, gati oferta për Norwich
- Zyrtare/ Struga vendos për trajnerin, prezanton “ish”-in e Partizanit
Bashkë me Rejën te ND Gorica, do të shkojë edhe Sergio Porrini, që gjithashtu ishte ndihmës i 77-vjeçarit edhe në stolin e Kombëtares Shqiptare.
The post Edi Reja rikthehet në pankinë, firmos me klubin e njohur slloven appeared first on SuperSport.






















