Connect with us

Lajme

E zuri korrenti në dush/ Kjo është 45-vjeçarja që humbi jetën në Durrës, drejtoreshë shkolle

Publikuar

Një 45-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se viktima e kësaj ngjarje tragjike është 45-vjeçarja Ornela Gjeçi, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare Rubjekë.

Ka qenë bashkëshorti i saj që e ka gjetur pa shenja jete në dush dhe e ka transportuar me urgjencë në spital ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta kanë reaguar miqtë dhe kolegët e shkollës që ajo drejtonte. Drejtoresha Ornela Gjeçi përshkruhet prej tyre si një grua e fortë, e buzëqeshur dhe pozitive në punën e saj.

Ata shprehin ngushëllimet për familjarët dhe thonë se një drejtuese si Ornela Gjeçi do t’u mungojë nxënësve por edhe kolegëve që patën mundësinë të punonin me të.

NA NDIQ NË FACEBOOK