Kosovë
E shiti Ferrarin që e mori për ta dërguar në servis, arrestohet kosovari

Një kosovar është arrestuar në pikën kufitare në Morinë.
A.M, dyshohet se ka mashtruar me një veturë të tipit Ferrari, vlera e të cilit kap shumën e 250 mijë eurove.
29-vjeçari dyshohet se e kishte shitur veturën të cilin e kishte marrë për ta dërguar në servisim jashtë vendit.Ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, njofton policia.






















