Connect with us

Lajme

E rëndë/ Kamioni zë poshtë mekanikun në pikën e servisit, ndërron jetë 45-vjeçari

Publikuar

Një mekanik, punonjës në një servis ka humbur jetën pasi aksidentalisht është zënë poshtë nga një kamion.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Kurbin, në ambientet e një servisi makinash.

“Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Ndërkohë grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK