Kosovë
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçare në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në fshatin Kosterc të Skenderajt. Vajza e tyre 30-vjeçare u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi e reja ndodhej pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.






















