Connect with us

Sport

Dygolësh për 10 minuta, Seferi e nis 2023 në super formë

Publikuar

Vorskla Poltava po luan ndeshjen e parë për vitin 2023 në kampionatin ukrainas. Skuadra e Taulant Seferit po përballet në shtëpi me Zorya Luhansk.

Rezultati është 2-0 për vendasit dhe të dy golat janë realizuar nga ish-sulmuesi i Tiranës.

26-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e gjashtë. Dhjetë minuta më vonë ekzekutoi saktë një penallti, duke realizuar edhe golin e qetësisë.

LEXO EDHE:

Ky është dygolëshi i parë i sulmuesit të kombëtares shqiptare në elitën e futbollit ukrainas. Seferi numëron gjashtë gola sezonalë në kampionat.

 

The post Dygolësh për 10 minuta, Seferi e nis 2023 në super formë appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK