Bota
Dhunë në një shkollë të mesme, mësuesi dhe nxënësi përleshën në klasë për celularin (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në një shkollë të mesme në Smederevë të Serbisë. Pasi mësuesi u përpoq ti merrte telefonin nxënësit, ata u përleshën në klasë.
Në videon e realizuar nga një nxënëse e së njëjtës klasë shihet mësuesi që i merr telefonin një nxënësi të vitit të dytë të gjimnazit dhe kthehet në vend.
Keisi surprizohet nga babai. Sabiani hyn në lojën e së bijës: Jam shumë i mërzitur me ty! Ma ke thyer besimin. Rrëshkite
Kryeministri Edi Rama, darkë misterioze me ish-bosin e Formula 1, Flavio Briatore
Përleshja vazhdoi edhe në sekondat në vijim, ku mësuesi dukej tejet i zemëruar nga sjellja e nxënësit, i cili me këmbëngulje tentoi t’i rrëmbejë telefonin që i kishte marrë.
Pasi nxënësi arriti ta kthente telefonin, ai e shtyu edhe një herë mësuesin drejt dërrasës së zezë dhe përfundoi duke u larguar nga klasa.
Në video dëgjohen edhe të qeshurat e nxënësve teksa po zhvillohej përleshja mes mësuesit të matematikës dhe nxënësit.
Autoritetet policore serbe tashmë kanë nisur hetimet rreth rastit.
Đak i profesor se rvaju na času u Smederevu pic.twitter.com/ArfhWpnRLc
— Lovac na neke od njih! (@Sabljalo) March 3, 2023






















