Sport
Derbi me pasoja për tifozët, procedohen tre prej tyre

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës dhuroi si zakonisht një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Air Albania. Të kuqtë triumfuan me rezultatin 2-0, teksa përveç pjesës së fushës, edhe tifozët e “rrëmbyen” disa herë vëmendjen.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Goli i parë me Sassuolon, perla e Bajramit u dhuron fitoren “zijeshilve”
- Dy vite jashtë fushe/ Neymar mbylli sezonin, statistikat “turpërojnë” sulmuesin
- “Patëm një debat me Mbappe”, mesfushori i Argjentinës zbulon prapaskenat e finales së Botërorit
Nuk munguan mjetet piroteknike të hedhura në fushë që detyruan gjyqtarët të ndërprisnin në më shumë se një rast sfidën ndërsa nga ana tjetër, një prej tifozëve ia doli edhe të futej në fushë në momentin që Partizani shënoi golin e dytë. Një ditë pas ndeshjes, policia me anë një të komunikate bën të ditur se tre prej tifozëve janë proceduar në gjendje të lirë ndërsa vijon puna për identifikimin e të tjerëve që kanë shkelur rregullat.
Komunikata e Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 21 vjeç, A. G., 27 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipeve Partizani – Tirana, kanë kryer veprime të dhunshme, duke hedhur lëndë piroteknike, ndërsa shtetasi A. G. ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja. Policia vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe procedimin penal dhe administrativ, të shtetasve të tjerë kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë lëndë piroteknike, gjatë dhe pas ndeshjes.
The post Derbi me pasoja për tifozët, procedohen tre prej tyre appeared first on SuperSport.





















