Connect with us

Ndryshe

Depresioni i heshtur/ Si po i ‘vret’ fëmijët aplikacioni Tik-Tok, të dhënat personale të pasigurta

Published

on

Përdorimi i TikTok është kthyer në një kambanë alarmi për shoqërinë. Komisioni i BE u ka kërkuar punonjësve të tij që ta fshijnë aplikacionin e TikTok sa më parë, në mënyrë që hakerat të mos depërtojnë në të dhënat e tyre personale por edhe materialeve zyrtare.

Eksperti i IT Anxhelo Lushka në një intervistë për emisionin Vizioni i Pasdites ka deklaruar se teknikisht hakerat mund të depërtojnë shumë lehtë tek të dhënat personale të individëve që e kanë si aplikacion TikTok.

Ai thotë se kur poston video apo edhe hap mikrofonin për të folur, depërtimi tek të dhënat e individit bëhet më e lehtë.

“E përdor Tik Tok vetëm për të parë video, dhe nuk bllokoj për shkak të sigurisë, që Tik Tok mos ketë akses tek të dhënat e mia personale, si foto apo numra telefoni.

Teknikisht është e mundur që ata që punojnë në administrata u japin akses hakerave për të hyrë tek të dhënat personale. Tik Tok është aplikacioni i qeverisë kineze dhe mund të vjedhin edhe të dhëna shtetërore. Tik Tok mund të vjedh të dhëna edhe kur ndez mikrofonin për të folur, apo edhe kur ngarkon apo shkarkon video”, tha ai.

Ndërkohë që Alma Tandili, kryetare e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve ka ngritur alarmin për të miturit, të cilët sipas saj janë të pambrojtur. Vendet e varfëra sipas saj, janë viktimë e kësaj platforme, teksa shton se depresioni tek fëmijët është rritur.

“Të flasësh për Tik Tok nuk mund të harrosh platformat që janë përdorur para tij. Kur ndërtohet një aplikacion, së pari bëhet për biznes. Këshilli i Europës e ka me të madhe mbrojtjen e fëmijëve online dhe offline.

Lidhur me efektet që Tik Tok ka tek fëmijët në Kinë,

Ata kanë filtër për të ruajtur publikun e vet.

Do ishte e pamundur që Kina ti monitoronte. Fatkeqësisht Tik Tok është aplikacion që hapet shumë shpejt dhe i bën për vete të gjithë. Pjesa më e madhe që bien pre e këtyre janë vendet e varfëra, India, Afrika, Ballkani. Gjuha e urrejtjes është e theksuar.

Në Tik Tok nuk ke limite dhe filtra. Ne kemi filluar ti ndërgjegjësojmë të rinjtë. Tek fëmijët po shikojmë depresion të fshehur, që 10 vjeç. Ata përjetojnë ankth e depresion që fëmijë”, tha ajo për Vizionin e Pasdites./Vizionplus/

NA NDIQ NË FACEBOOK