Connect with us

Lajme

Demiri: Përplasjet në BDI nxjerrin në pah shumë të palara

Publikuar

Abdush Demiri nga Lëvizja Besa thekson se përplasjet e fundit të grupit të zjarrit me Artan Grubin po nxjerrin në pah shumë të palara të BDI-së.

“Deri sa kryeministri harxhonte dhjetëra mijëra euro për t`ia bë qefin vetes në rrjete sociale, Artan Grubi nga ana tjetër, po harxhojka shumë më shumë për financimin e portaleve dhe lajmeve të rrejshme.
Të ishte nxjerrë kjo e dhënë nga opozita, me siguri se do thoshin që e bën nga inati, por kur të palarat e BDI-së i nxjerrin vetë funksionarët e BDI-së kjo po që ka kuptim”, thekson Demiri.

Madje sipas Abdush Demirit kriza nuk po zbutet në vend pikërisht për shkak të keqpërdorimeve të buxhetit.

“Si duket, kriza nuk ka filluar të zbutet në vendin tonë pikërisht shkaku i keqpërdorimeve të buxhetit të qytetarëve nga vet drejtuesit e pa aftë të kësaj Qeverie, edhe atë në momentin kur qytetarët po ballafaqohen me rritje të çmimit të bukës, e të mos përmendim gjësendet tjera ushqimore. Komisioni për anti korrupsion dhe prokuroria duhen të jenë më proaktiv ndaj deklaratave publike të funksionarve, ti merr parasysh, kërkojmë që të hapin lëndë dhe të fillojnë hetime, jo vetëm për Artan Sulltanin, por për gjithë funksionarët e BDI-së dhe kësaj Qeverie të pa aftë e të korruptuar”, ka shkruar Demiri nga Lëvizja Besa në rrjetin e tij social Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK