Connect with us

Bota

“Delja e zezë e…”/ Eksperti i sigurisë analizon mafian shqiptare: Sot janë të parët në kryesimin e listës, femrat kanë marrë…

Published

on

E përditshmja italiane, “Il Messaggerio”, në një artikull të saj të fundit analizon dhe zbërthen veprimtarinë e mafias shqiptare në aktivitetin e trafikut të drogës, kryesisht kokainës por edhe trafikun e qenieve njerëzore.

Për ekspertin e sigurisë, Fation Softa, i ftuar në “MCN live”, mediat italianë që nga vitit e ‘90 i vunë shqiptarët si “delja e zezë:” sa herë flitej për krimin e organizuar.

Por sot sipas tij, ky realitet është prekur dhe perceptuar dhimbshëm.

“Mediat italiane në përgjithësi që pas viteve ‘90 e deri më sot, sa herë ka pasur ngjarje, sigurisht që faktorin shqiptar e kanë nxjerrë në plan të parë, dhe sa herë ka pasur ngjatje apo probleme, gjithmonë fjala e parë ka qenë shqiptarët. Pra, ka pasur edhe një herë mbifaturim, edhe një mbivendosje të gjërave dhe gjithmonë “delja e zezë”, kanë qenë shqiptarët.

Por përveç kësaj ka edhe një realitet që është i dhimbshëm, sepse është një realitet që ne jo vetëm e perceptojmë por edhe e kemi prekur, sepse këtë aktivitet kriminal këto grupe e kane edhe brenda territorit shqiptar. Fakti që DEA amerikane kërkon të hap zyrë në Shqipëri dhe i kërkon ndihmë qytetarëve shqiptar për të marrë informacion për shkak të aktivitete të këtyre grupeve që janë të rrezikshme, në dy forma, për pastrimin e parave dhe të aktivitetet të grupeve kriminale.

Ky është realitet që tregon se bashkëpunimi i këtyre grupeve me Ndragetën ose shkalla e besueshmërisë është ajo që i ka dhënë këtë shkallë ose pasaporta që i ka dhënë Ndrageta për besueshmërinë e këtyre grupeve në bashkëpunim me ta”.

Sipas mediave italiane, duke iu referuar mafias shqiptare, 40 banda veprojnë nga Belgjika në Angli e Spanjë, për të cilën eksperti i sigurisë Softa, thotë se nga grupet e vogla, ata kanë tashmë një organizim në formë më të gjëra.

“Shqiptarët tashme janë të përqendruar në Ekuador, ata nuk janë thjesht shpërndarës, por janë edhe investitor, të cilët merren drejtpërdrejt me furnizimin.

Në Itali këto grupet e vogla të shpërndarë në tërë territorin kanë filluar të jenë të organizuar. Ai numri prej 40 grupeve tregon edhe një herë se grupet shqiptare janë të shtrira në territor dhe janë në bashkëveprim me njëri tjetrin. Ata drejtojnë rrjetin e prostitucionit dhe ata tashmë merren me rrjetin e prostituimit të rrugës dhe sjelljen e femrave nga Evropa Lindore, pjesa ballkanike dhe i tregtojnë ata në territorin italian.

Në një pjesë të këtyre grupeve kanë futur edhe femrat ne rol drejtues, në këto aktivitete të paligjshme”

Sipas Softës, pas krimit, ata kanë filluar të organizohen përmes fushës së investimit në Shqipëri dhe pastrimit të parasë aty.

“Shqiptarët janë jo vetëm për rrjete prostituimi, drogat dhe armët, por kanë edhe elemente të pastrimit të këtyre parave, në shumë raste ata kanë futur para në territorin shqiptare dhe i kanë investuar nëpërmjet aktivitetet te tyre përmes ndërtimit, imobilares apo fushave të tjera.

Por ata kanë futur edhe krahun e tyre të armatosur, janë rastet e atentateve të organizuara me persona me pagesë, këto vrasje nuk kanë ndodhur brenda territorit shqiptar por edhe jashtë vendit, të organizuar kryesisht nga shqiptarët”, tha Softa.

NA NDIQ NË FACEBOOK