Connect with us

Sport

Dejvi Bregu tjetër gol për Bolusporin, por vlen vetëm një pikë

Publikuar

Dejvi Bregu i jep një pikë skuadrës së Bolusporit në javën e 23-të të Ligës së Parë të Turqisë përballë Goztepes. Ish-sulmuesi i Luftëtarit dhe Teutës në Kategorinë Superiore realizoi golin që zhbllokoi sfidën në minutën e 62-të, me një diagonale që nxori jashtë loje portierin.

LEXO EDHE:

Gjithsesi, Boluspori nuk arriti ta ruante epërsinë, pasi Delibas barazoi dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Për Bregun ishte goli i tretë sezonal në kampionat, ndërsa në Kupë ka mundur ta çojë dy herë topin në rrjetë.

Boluspori renditet në vendin e tetë me 35 pikë, dy më pak se skuadra e fundit që merr pjesë në play off.

 

 

 

The post Dejvi Bregu tjetër gol për Bolusporin, por vlen vetëm një pikë appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK