Sport
Dani Alves, agjenci komunikimi për të “kontrolluar” median

Në pritje të dënimit përfundimtar, Dani Alves ka vendosur të kontaktojë një agjenci komunikimi për të pasur kontroll absolut mbi të gjitha informacionet që publikohen në media.
Siç raporton “El Confidential Digital”, mbrojtja e tij po përpiqet të bëjë gjithçka për t’i siguruar lirinë. Emri i agjencisë që do të ndihmojë Dani Alves dhe ekipin e tij mbrojtës nuk është bërë i ditur, por ajo që dihet është se është kontaktuar nga njerëz shumë të afërt me ambientin e lojtarit.
Lexo edhe:
- Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar që po shkëlqen në Superligën Turke
- Momente gazmore/ Sylvinho s’i kursehet Abrashit, “hakmerret” Cikalleshi (VIDEO)
- Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”, prezanton të dashurën e re (FOTO)
- Ancelotti joshet nga Brazili, Reali gjen pasuesin në shtëpi
Të dhënat çojnë te Dinora Santana, ish-bashkëshortja e futbollistit, e cila ende menaxhon një pjesë të madhe të investimeve të tij sportive dhe josportive.
The post Dani Alves, agjenci komunikimi për të “kontrolluar” median appeared first on SuperSport.






















