Sport
Dalin pamjet, si u bë shoshë nga plumbat dyqani i familjarëve të Messit nga mafioztët (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e dyqanit të vjehrrit të Leonel Messit i cili gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bombardua me 14 plumba nga mafiozët.
Në videon e publikuar e cila po bën xhiron e rrjetit shihet se si xhamat e dyqanit janë bërë “shoshë” nga plumbat.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm, ky dy persona me motor kanë qelluar me 14 plumba në derën e dyqanit i cili është në pronësi të familjarëve të gruas së Messit.
Përveç kësaj, kriminelët kanë lënë edhe një mesazh të shkruar me dorë ku shkruhej: Messi, ne po të presim. Javkin është një tregtar droge, ai nuk do të kujdeset për ty.
Ndërkohë, menjëherë pas kësaj ngjarje një panik i madh është krijuar te fansat e Messit të cilët janë të shqetësuar për jetën e futbollistit. Mbledhja e kombëtares së Argjentinës po afron dhe Messi dhe bashkëshortja e tij pritet të vizitojnë Rosarion.
🚨 ATAQUE AL SUPERMERCADO DE LA FAMILIA MESSI
– Los que dispararon están prófugos
– El intendente de Rosario duda de la policía y del sistema penitenciario
– El ministro de seguridad de Rosario y el fiscal no tienen ninguna hipótesis de lo que pasó
📲 https://t.co/Y2lOx0mBVs pic.twitter.com/ddo7b0onyX— Vía Szeta (@mauroszeta) March 2, 2023




















