Connect with us

Kosovë

Certifikohet gjenerata e re e instruktorëve të FSK-së

Publikuar

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se këtë të premte është certifikuar gjenerata e re e instruktorëve të FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njioftuar se pas katër javëve trajnim intensiv, të premten e 3 marsit është certifikuar gjenerata e re e instruktorëve të FSK-së.

“Me qëllim të avancimit dhe ngritjes profesionale të Forcës së sigurisë së Kosovës në “Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes” në Ferizaj, pas katër javëve trajnimin itensiv, sot u certifikua gjenerata e re e instruktorëve të FSK-së”, njofton FSK-ja.

FSK ka shtuar se instruktorët e rinj do të jenë të angazhuar në trajnimin dhe edukimin e gjeneratave të reja që do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Instruktorët e rinj, do jenë të angazhuar në trajnimin dhe edukimin e gjeneratave të reja që do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim të FSK-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK