Connect with us

Lajme

Borrell këtë javë në Tiranë dhe Shkup

Publikuar

më

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, këtë javë do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fillimisht, ai do të ketë takime me krerët e qeverive të këtyre dy shteteve, në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit. Ndërkaq, më 18 mars Borell do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian.

Burimet në BE thonë se vizitat në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut ishin planifikuar më herët, prandaj edhe kishte lindur ideja që pasi Borrell do të vizitojë rajonin, në Ohër të Maqedonisë së Veriut të zhvillohet takimi i radhës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS), Borrell në Shqipëri do të qëndrojë më 15 dhe 16 mars, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më 16 dhe 17 mars. Më 18 mars, ai do të organizojë rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër.

“Këto vizita do të kenë një rast për të analizuar raportet bilaterale të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të marrëveshjeve përkatëse të Stabilizim Asociimit, si dhe të diskutohet zhvillimet e fundit në këto shtete dhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në këtë komunikatë.

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ekziston dhe Këshilli i Stabilizim Asocimit, ku BE-ja dhe vendi i asociiuar analizojnë zhvillimet në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Zakonisht të gjitha takimet e këtij Këshilli zhvillohen në Bruksel apo në Luksemburg. Kjo është hera e parë që takime të tilla zhvillohen në Tiranë dhe në Shkup.

Gjatë këtyre vizitave, Borrell do të jetë i shoqëruar edhe nga komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata në Tiranë do të takohen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të kenë takime dhe me përfaqësuesit e të rinjve ndërsa do të marrin pjesë edhe në inaugurimin e Kullës së Venecias në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga fondet e BE-së.

Në Shkup, Borrell do të takohet me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, por edhe me presidentin Stevo Pendarovski, dhe me një numër ministrash të këtij vendi.

Maqedonia e Veriut ishte shteti i parë i rajonit të Ballkanit Perëndimorë i cili me BE-në kishte arritur marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, qysh në vitin 2001. Por, u desh të priste deri në vitin 2022 për të nisur negociatat e anëtarësimit në BE. Vitin e kaluar, negociatat e anëtarësimit u nisen edhe me Shqipërinë.

Pritet që gjatë vizitave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Borrell me mikpritësit e tij të bisedojë edhe për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, për pasojat që kjo ka pasur për Evropën dhe rajonin, dhe për bashkëpunimin mes BE-së dhe këtyre shteteve në përballje me këto pasoja. /REL

Maqedoni19 minutes ago

Provimi i jurisprudencës thellon përplasjet në qeveri: Znam kërcënon me largim, Mickoski refuzon shqipen në tërësi!

Lajme47 minutes ago

Shpërthen zjarr në Bit Pazar të Shkupit

Shqipëri49 minutes ago

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Lajme2 hours ago

Kurti takohet në Paris me personalitete që kontribuuan për Kosovën, diskuton për aktgjykimin e 16 shtatorit

Maqedoni3 hours ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme3 hours ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme4 hours ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri4 hours ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme5 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme5 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme6 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë6 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

NA NDIQ NË FACEBOOK