Connect with us

Kosovë

Bazuar në modelin e Ushtrisë Amerikane – Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët e Ushtrisë së Kosovës (FOTO)

Publikuar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë shtuar nënoficerët në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.

“Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona! Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu.Vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës!”, ka shkruar ministri Mehaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK