Connect with us

Kosovë

Avokati zbulon çfarë po ndodh në Hagë dhe bën paralajmërimin e fortë: Po përgatitet…

Publikuar

Avokati Tomë Gashi është shprehur se për ish-ushtarët e UÇK-së që ndodhen në paraburgimin e Hagës pritet një dënim i ashpër.

Në një intervistë televizive, ai tha se po fillon një gjykim medial dhe që mund të ketë një kaos juridik ndërsa ka bërë thirrje që Gjykata duhet të ndërhyjë te Prokuroria Speciale.

“Po fillon një gjykim medial dhe ndoshta përgatitja e terrenit për diçka që mund të ndodh dhe mund të ishte tepër e rëndë për ish-zyrtarët e UÇK-së. Terreni po përgatitet që qytetarët e Kosovës verdiktin i cili po ndillet që mund të jetë kryesisht i zi. Nuk është një çështje normale. Do të duhej Gjykata të ja ndalojë Prokurorisë Speciale që të bëjë gjëra në të ardhmen sepse do të vazhdojnë me pretendime të tilla dhe të ketë një kaos juridik.”- tha ai.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK