Connect with us

Kosovë

Arrestohet Vilson Ukaj, ishte në arrati pasi tentoi të dhunojë mbesën e tij 15-vjeçare

Publikuar

Mbrëmë ka ndodhur një rast i rëndë në Dobrushë të Istogut, një person tentoi të dhunojë mbesën e tij 15-vjeçare.

I dyshuari është Vilson Ukaj, i cili dyshohet për të kaluar kriminale, për veprat penale si vjedhje dhe posedim të narkotikëve.

Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njofton se sot ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në anën tjetër, viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit për punë sociale, psikologut dhe mbrojtësit të viktimave.

Ky është njoftimi i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës:

Më datë 22 mars 2023 rreth orës 17:30, Nё stacionin Policor nё Istog ka ardhur prindi i viktimёs sё bashku me viktimёn ( e mitur), e cila deklaron se me datё 21.02.2023, njё person i rritur ka tentuar ta dhunoj.

Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punёtorit pёr punё sociale, Psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave.

I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirpo i njëjti nuk ёshtё lajmёruar, sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari.

Pas intervistimit nga Hetuesit, i dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё.

NA NDIQ NË FACEBOOK