Connect with us

Kosovë

Arrestohet një kosovar në Kroaci

Publikuar

Një shtetas 22-vjeçar i Zvicrës dhe një shtetas i Kosovës 31-vjeçar janë arrestuar të premten në Kroaci nën dyshimin se kanë lejuar gjashtë shtetas të Turqisë të hyjnë ilegalisht në Republikën e Kroacisë, raportojnë mediat atje.

Sipas policisë një makinë Ford me targa sllovene e drejtuar nga shtetasi zviceran është ndaluar herët në mëngjesin e së premtes në seksionin e autostradës A3. Në automjet janë gjetur shtetas turq. Bëhet fjalë për një burrë 30 vjeç, dy gra 22 dhe 33 vjeç, një i mitur dhe dy fëmijë.

Së shpejti, me dyshimin se kishte mundësuar ilegalisht hyrjen e personave të tjerë në Kroaci, në autostradë është ndalur edhe një BMW targa Kosovare, drejtuar nga një 31-vjeçar. Të dy drejtuesit e mjeteve janë arrestuar dhe janë dërguar në polici.

Shtetasit e Turqisë janë dërguar në Qendrat e azilkërkuesve pasi kanë shprehur qëllimin për mbrojtje ndërkombëtare. /Reporteri.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK