Connect with us

Sport

Analizë kuqezi/ Statistikat e Kumbullës kundër Sociedadit, mbrojtësi i kombëtares shkëlqen me Romën

Publikuar

Marash Kumbulla u aktivizua në minutën e 46-të në ndeshjen e Romës me Real Sociedad në Europa League. Verdhekuqtë triumfuan me rezultatin 2-0 teksa goli i dytë u shënua nga mbrojtësi i kombëtares.

Ishte një ndeshje mjaft e mirë për Kumbullën teksa në emisionin “Analizë kuqezi” të drejtuar nga Sokol Xhihani, u shfaqën edhe statistikat e 23-vjeçarit. Kumbulla ia doli të fitonte 100% të dueleve ajrore të fituara ndërsa realizoi me sukses edhe 82% të aksioneve.

Lexo edhe:

Ndërkohë, bien në sy edhe tetë topa që u fituan në fushë nga ana e mbrojtësit ndërsa e humbi zotërimin e topit në vetëm një rast. Nga ana tjetër, Kumbulla ishte i saktë në 80% të pasimeve duke dhënë një provë të mirë me verdhekuqtë.

The post Analizë kuqezi/ Statistikat e Kumbullës kundër Sociedadit, mbrojtësi i kombëtares shkëlqen me Romën appeared first on SuperSport.