Connect with us

Kosovë

Aksioni kundër fajdes, arrestohet edhe pronari i auto sallon Buna M në Vushtrri

Publikuar

Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar sot në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 14 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Arrestimi i tyre erdhi pas kontrolleve dhe bastisjeve që u kryen në rreth 10 biznese.

Gazeta Sinjali publikoi sot listën me emrat e të arrestuarve dhe detajet për konfiskimin e rreth 84 mijë eurove, 20 automjeteve, armëve e dëshmive të tjera që u gjetën.

Disa Auto sallonet dhe bizneset u bastisën, ku disa prej pronarëve të të cilave përfunduan sot në prangat e Policisë.

Në mesin e të arrestuarve raportohet se është edhe Ajvaz Muzaqi, pronar i auto sallonit Buna M në Vushtrri.
Veriu.info ka arritur të siguroj fotografinë e Ajvaz Muzaqit, pronarit të auto sallon Buna M.

Shënim: Personi e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

NA NDIQ NË FACEBOOK